E para autostradë e Kinës që kalon mbi ujë, përmes lumit në Xingshan, në provincën Hubei, duke anashkaluar malet për të shmangur prerjen e pyjeve të harlisur, shkruan China.org, transmeton Syri.net.
Si një fjongo mëndafshi që lundron nëpër ujin që mërmërin, kjo urë e pazakontë është një letër dashurie për natyrën. Ajo e ka rritur turizmin në zonë, për shkak të peisazhit piktoresk të mrekullueshëm dhe dizajnit të mrekullueshëm./Syri