Vuçiç: Unioni i Bashkive Shqiptare, një “përrallë për fëmijë”

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka cilësuar si një “lojë për fëmijë të vegjël dhe përrallë joserioze”, Unionin e Komunave Shqiptare që u formua të hënën në Ditën e Flamurit Shqiptar mes Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës.

“Çfarë komunash shqiptare, këto janë lojëra për fëmijë të vegjël, u shkon mendja se janë shumë të rrezikshëm… Kjo është përrallë për votuesit e tyre.

Dhe çfarë bën kjo farë Omnia? Stampon flamuj dhe lapsa kimikë”, ka thënë Vuçiç gjatë një konference të përbashkët me liderin e Demokratisë së Re greke, Kiriakos Micotakis.

“Kur s’keni çfarë t’i ofroni popullit, rritje ekonomike dhe reforma serioze, atëherë tregojmë përralla fëmijësh… Ndërsa unë ju pyes, çfarë ka ndryshuar dje dhe sot në Preshevë?

Mos e kanë shkëputur një pjesë të Serbisë? Nuk do të thosha. Dhe del le të argëtohen fëmijët, nëse e kanë më lehtë… Nuk jam mërzitur shum”, ka thënë kryeministri Vuçiç, citon agjencia serbe e lajmeve “Mondo”.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu