Shokon djali i Escobar: Babai im u vetëvra

Djali i baronit të drogës Pablo Escobarit, Sebastian Escobar, ka deklaruar se babai i tij është vetëvrarë, duke hedhur poshtë faktet se ai u vra nga policia kolumbiane.

Para publikimit të librit të tij të ri, Sebastian Marroqin, djali i eskobar, thotë se ka folur me babain e tij vetëm 10 minuta para se të vdiste.

Pas vdekjes, ai ka qenë i bindur se babi i tj është vetëvrarë duke u vetëqëlluar në kokë në papafingo, 23 vjet më parë, për të mos iu dorëzuar oficerëve dhe për të shpëtuar familjen e tij nga pengmarrja.

Sebastiani sot 39 vjeç, i cili në atë kohë ishte vetëm 17 vjeç, është “absolutisht i sigurtë” që mjekët që bënë autopsinë janë kërcënuar të ndryshojnë raportin zyrtar.

Nga një familje e varfër në qytetin e Medellin, në verilindje të Kolumbisë, Escobar u rrit për tu bërë trafikanti më i kërkuar në botë.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu