Imami shqiptar nga Shkupi: Shpifësit kanë problem me veten!

Përmes një postimi në facebook imami shqiptar nga Shkupi, Benjamin Idrizi i tregon të vertat ndaj shpifësve: “E pashë para disa ditëve se një portal në Maqedoni e paska nxjerrë një fotografi, ku unë me mikun tim nga Shkupi, prof. Adnan Ismailin, jemi fotografuar para më shumë se tre viteve me Emirin e Shtetit të Sharjas, Dr. Sultan b. Muhamed al-Kasimi, i cili është edhe drejtues i Bordit të Universitetit Amerikan të këtij vendi, dhe atë fotografi e ka përdorur për të interpretuar zhvillimet politike në Maqedoni. Në atë takim ne ia dhuruam atij edhe librin “Architecture in Macedonia: The Ottoman Heritage”, i botuar nga SHB “Logos-A”, të autores Teresa Waltenberger – bashkëshorte e ish ambasadorit spanjoll në Shkup Ndonëse e kuptoj se në Maqedoni kjo paraqet lajm dhe për këtë më vjen keq, por dua të theksoj se kjo në vendin ku unë sot jetoj është abuzim me të drejtën fondamentale njerëzore – lirinë. Unë kam të drejtë çfarëdo të bëj në jetë, të fotografohem me kë të dua, të bashkëpunoj me kë të dua dhe për këtë nuk kam nevojë të marr leje nga askush. Dhe, derisa me lirinë time nuk e dëmtoj lirinë e askujt tjetër, nuk mund të lejoj që edhe askush të abuzojë as me lirinë time”.

Ndër të tjera ai kishte shkruar: “Prandaj, duke i respektuar këto vlera, për të cilat më shumë se 20 vjet jetoj dhe veproj, jam i detyruar që shpifësit e tillë t’i ftoj në gjykatë të përgjigjen se cila është ajo dorë që i detyron të shpifin dhe pastaj fshihet. Gjithçka kam bërë në jetë, kam bërë në mënyrë publike dhe transparente dhe nuk lejoj që askush të më trajtojë ndryshe. Unë jam themelues dhe Kryeimam i Qendrës Islame në Peznberg të Gjermanisë tashmë 20 vjet, ndërsa jam edhe kryetar i Fondacionit “Qendra e Civilizimit Islam” në Shkup. As nuk jam politikan e as nuk merrem me politikë. Natyrisht, i kam edhe bindjet e mia politike, të cilat i shpreh në zgjedhje. E nëse të qenit i këtillë dikujt i paraqet problem, atëherë ai ka problem me veten e tij e jo me mua”.

benjamin

Në linqet e më poshtme mund ti gjeni edhe kontributin human që shpalos imami shqiptar për shoqërinë tonë.

http://koha.net/?id=27&l=66748

http://telegrafi.com/benjamin-idrizi-imami-shqiptar-nga-shkupi-ne-ndihme-te-refugjateve-ne-gjermani/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu