Edi Rama: Stabiliteti i Maqedonisë, kyç edhe për rajonin. Shqipëria me interes të veçantë për shqiptarët e Maqedonisë

Në prag të zgjedhjeve të dhjetorit, jemi shumë të interesuar për stabilitetin dhe për progresin sa më të madh dhe sa më të qëndrueshëm të Maqedonisë. Ky stabilitet është kyç për rajonin, është kyç për Shqipërinë, sepse ne kemi edhe një interes të veçantë për shkak të popullit shqiptar, që jeton në Maqedoni. Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për Dojçe Velen, e ku komenton konfliktin e brendshëm maqedono-maqedonas, si dhe tensionet e shumta në prag të 11 dhjetorit, transmeton gazeta KOHA.

“E ndjekim me interes këtë proces, shpresojmë që të jetë fundi i një ngërçi të madh dhe fillimi i një kapitulli të ri për fqinjët tanë. Padyshim urojmë dhe shpresojmë që të vazhdohet në rrugën e jetësimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe liritë e të drejtat e shqiptarëve të jenë çdo ditë e më solide brenda kuadrit të kushtetues të Maqedonisë. Jemi shumë të interesuar për stabilitetin dhe për progresin sa më të madh dhe sa më të qëndrueshëm të Maqedonisë. Ky stabilitet është kyç për rajonin, është kyç për Shqipërinë, sepse ne kemi edhe një interes të veçantë për shkak të popullit shqiptar, që jeton në Maqedoni”, është shprehur kryeministri shqiptar, Edi Rama./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu