Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji pesë të pandehurve nga Prizreni me inicialet I.S. , E.S. , B.S. , E.S. ,B.S., transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Gjykata Themelore e Prizrenit thuhet se Masa e paraburgimit prej 1 muaji llogaritet prej datës 28.11.2016 deri më datën 27.12.2016.
“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 28.11.2016, rrethe orës 04.21 min. në Prizren, në rrugën ‘Remzi Ademi’ pikërisht në objektin e Konsullatës Turke, në bashkëveprim shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurin, në atë mënyrë që duke ndezur fitilat e dy shisheve me mollotov i hedhin në drejtim të dritareve të konsullatës. Gjithashtu hedhin edhe gurë në drejtim të objektit të njejtë ku si pasojë e këtij sulmi është thyer një xham i një dritareje dhe është shkaktuar tymosje e murit dhe të njëjtit ikin nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Me këtë veprim të pandehurit me inicialet e lartcekura dyshohen se kanë kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në bashkëkryerje nga neni 365 parag. 1 lidhur me nenin 31 të KP- të Kosovës.