PËRGJIMI/ “Më ke 40 mijë euro borxh, shlyeje duke vrarë Rigert Dërvishin” (FOTO)

Policia greke është duke zbardhur detaje në lidhje me super bandën e shqiptarëve të kapur në Athinë, të cilit mësohet se furnizonin rreth 35 për qind të tregut të drogës në kryeqytetin grek.

Gjatë përgjimeve që i janë bërë anëtarëve të bandës, policia greke ka kapur edhe një bisedë ku flitet për vrasjen e shqiptarit Rigert Dervishi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 12 nëntorit në Athinë.

Nga biseda që bëhet mes kapos së bandës së shqiptarëve me pseudonimin “Genti” dhe një personi tjetër, ky i fundit merr kërkesën për të vrarë shqiptarin Rigert Dervishi duke i shlyer kështu edhe një borxh që i kishte bashkëbiseduesit.

Furnitori: “Më ke borxh para” (diku tek 30.000 – 40.000 euro)
“Genti”: “Nuk kam të të jap”

Furnitori: “Që të lahemi dua të vrasesh… Do të të dërgoj një njeriun tim ta bëni bashkë”.

Policia greke ende nuk e ka identifikuar plotësisht kreun e organizatës me pseudonimin ‘Genti” dhe as nuk di se në çfarë qyteti të Shqipërisë banon, por mendohet se ai nuk ka shkelur ndonjëherë në Greqi, shkruan Balkanweb. Në organizatën e tij, prej 146 anëtarësh, 39 ishin shqiptarë, të tjerët ishin grekë, shumica afrikanë ndërkohë që ishte edhe një amerikan në rolin e shpërndarësit.

pergji1 pergjim pergjim2 pergjim3


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu