Denoncimi/ “Dokumentet greke zbardhin vjedhjen miliona euro nga ‘banda Spiropali’”

Një “mega vjedhje” ka ndodhur në doganat e vendit në kohën kur Elisa Spiropali, mbante detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave. Ky është denoncimi i publikuar sot në faqen në Facebook të ish kryeministrit Sali Berisha, sipas tij, i bërë nga një doganier.

Ky i fundit i referohet një informacioni që “ka ardhur javët e fundit nga Greqia në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave”.

“Informacioni i shoqëruar dhe me dokumentacionin përkatës vërteton abuzimin e bërë në dogana në vlera prej qindra-mijëra e miliona eurosh Ashtu siç ju keni konstatuar dy vite më parë, njerëz të lidhur me Spiropalin në bashkëpunim dhe me bashkëshortin e saj, kane krijuar kanale për kalim të mallit kontrabandë. Siç del nga informacioni i doganës greke, dy kanë qenë doganat ku është abuzuar më shumë: Fieri dhe Tirana. Në të dy këto dogana u instaluan si përgjegjësja FRESH-istë, të cilët zbatonin porosite e marra nga Spiropali ose persona të punësuar prej saj në poste kyçe”, thuhet në mesazh.

“Persona anonime qe bashkëpunonin me ta, kryesisht fierake, hapën nipte shëtitëse dhe fusnin mallra kontrabande. Me qëllim realizimin e kësaj veprimtarie kriminale, sallës së monitorimit i jepeshin porosi për të mos ushtruar kontroll mbi mjetet të cilat kishin si ngarkesë mallra kontrabande që klasifikoheshin komplet ndryshe nga ato të deklaruara në dokumentacion”, vijon denoncimi.

“Këtë veprimtari kriminale e pranojnë dhe doganiere që të vendosur para presionit të drejtuesve kanë lejuar që kamionët të kalojnë pa kontroll, por tashme do të penalizohen për moskryerje të detyrës. Presioni mbi doganieret ka qenë i jashtëzakonshëm dhe ne ndonjë rast kur ata tentonin te kryenin si duhet detyrën, largoheshin nga puna siç është rasti i largimit të një drejtuesi në doganën e Kapshticës që u bë i ” bezdisem” me kontrollet e tij. Nga dogana greke pritet që të vijë informacion dhe për raste të tjera shkeljesh të kryera në kohën e Spiropalit”, përfundon denoncimi.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu