Ja çdo të bëjë BDI pas 11 dhjetorit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka prezantuar betimet e BDI-së, gjatë një takimi në Prespë për zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Ahmeti ka thënë se çfarë do të bëjë BDI pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe iu drejtua partive të vogla shqiptare, se përveç fyerjeve dhe urrejtjes që mbjellin në popull, nuk do të arrijnë asnjë gjë tjetër.

“Çdo të bëjë BDI pas 11 dhjetorit? Në radhët të parë BDI punon të sigurojë një fitore të fuqishme tek shqiptarët. Ka zëra që thonë se shqiptarët do të votojnë për LSDM-në, por u rikujtoj se përfaqësues legjitim të shqiptarëve janë ekskluzivisht vetëm përfaqësuesit politik shqiptar, se po të ishte ndryshe në Maqedoni nuk do të kishte luftë, e nuk do të vriteshin shqiptar për flamur e arsim.

Ne nuk mund të imponojmë se kush do të fitojë tek pala maqedonase,pasi ata vendosin vet, a do të jetë LSDM apo VMRO-DPMNE, ne do të respektojmë vullnetin e shumicësmaqedonase, ashtu siç është parim, që edhe ata të respektojë të njëjtën.

Unë i shoh dhe të tjerët, i shoh të gjithë ata kryetar të partive të reja, të vogla, nuk kanë kapacitet, dhe fundja me axhami nuk zgjidhen problemet që na presin pas 12 dhjetorit”, tha Ahmeti.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu