Operacionit i policisë italiane i koduar “Brothers” ka çuar sot në arrestimin e 4 personave, vënien nën hetim të 100 personave të tjerë si dhe sekuestrimin e 50 kg drogë e 550 mijë euro cash.
Droga, kryesisht hashash i ardhur nga Shqipëria, trafikohej në Romë nga 4 grupe kriminale italiane të organizuara mjaft mirë për t’i shpëtuar kontrolleve të policisë me përfshirjen dhe të mjaft femrave të cilat fshihnin në banesat e tyre lëndën narkotike.
Biznesi i përftimit nga trafiku i drogës ishtë mjaft i lartë.
Operacioni “Brothers” ka nisur hetimet 5 vite më parë pas arrestimit të një trafikanti me 1 kg e gjysmë drogë, hetimet ndaj të cilit çuan në identifikimin e vëllait të tij të burgosur e kontakteve të tij me trafikantë të njohur në zonën Tiburtino në Romë.
4 organizatat që trafikonin hashashin e ardhur nga Shqipëria në Romë, kishin në zotërim një arsenal të madh armësh të përdorur për t’u mbrojtur nga grupet rivale.
Policia ka arrestuar 4 shtetas italianë, Emanuel Barone 34 vjeç dhe Cristiano Bussaglia, 36 vjeç të konsideruar si krerët e bandave trafikante, si dhe Samir Urso e Alessio Nataletti./Shqiperiaime