Banorët: Funksionarët e BDI-së bënë miliona, tani me nga një stilograf na kërkojnë votën

Vazhdon golgota e funksionarëve të BDI-së në komunën e Çairit, sepse dita ditës po ju dështon skenari i “filmit” parazgjedhor për “fushatë derë më derë”.  Disa banorë të Çairit, kanë rrëfyer për “Lajm” se si i kanë përzënë funksionarët e BDI-së nga dera e tyre.

“Ata kanë bë miliona. Nuk kishin kurxha kur hynën në politikë, kurse tani kanë bë shpija, banesa, biznise, vikendica tu ju marr ryshfet shqiptarve. E tash po na vijnë te dera me nga një shkrepëh e nga një stilograf dhe po na e kërkojnë votën. I kam rromeh edhe i kam sha bile”, thotë për “Lajm” një banor i moshuar i lagjes Dizhon. “Tash iu paska kujtu t’na vizitojn. Deri dje me Gruevskin e tash po shiten patiriota. Mir që nuk ja dhash ka kryt shkrepsen e stilografin”, shton ai derisa i ngatërrohen fjalët nga revolta e madhe.

Para disa ditëve, gazeta Lajm publikoi fotografinë e mbishkrimit të vendosur në derën e një banese në komunën e Çairit, ku shkruante “Ndalohet për BDI-në-STOP za DUI”. Mbishkrime të ngjashme janë vërejtur edhe në dyert e shumë banesave dhe shtëpive tjera. Të gjetur para një situate të tillë, BDI ka ndërruar strategjinë e fushatës “derë më derë” dhe tani kërkojnë “derë të sigurta” vetëm sa për të bë fotografi për në facebook. Qytetarët thonë se paraprakisht shtabi i BDI-së dërgon njerëz në ndonjë familje për të kërkuar leje që të shkojnë te dera e tyre, sa për të bë ndonjë fotografi për në facebook se gjoja po bëjnë fushatë. Numri i familjeve që pranojnë këtë është shumë i vogël.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu