10 shenja që tregojnë se nuk jeni më të rinj

Të gjithë ne duam që të qëndrojmë gjithmonë të rinj. Por kjo është e pamundur. Ne mund të përpiqemi që të qëndrojmë të rinj me teknika të ndryshme mirëqinjeje, por në fakt ka shumë shenja që tregojnë se përgjigjet e trupit tonë po ndryshojnë dhe që nuk mund të kemi më luksin që të bëjmë të njëjtat gjëra sikur ishim 20 vjeç. Nëse gjeni të përbashkëta në pjesën më të madhe të karakteristikave të renditura më poshtë, atëherë do të thotë që për fat të keq po plakeni!

Por mos u dëshpëroni, natyra bën punën e saj, shqetësohuni më shumë që të shfrytëzoni cilësitë tuaja, janë ato që kanë vërtet rëndësi! Të tjerat, lërini të shkojnë, shijojeni jetën dhe vlerësojeni gjithmonë atë, edhe pse vitet kalojnë shumë shpejt.

10. Nuk arrin të qëndrosh zgjuar deri natën vonë

9. Ai që dikur ishte ushqimi yt i preferuar, tani të bën që të vjellësh dalëngadalë

8. Nuk arrin dot më që të vonohesh të shtunën në mbrëmje

7. Fillojnë që të dalin apo të dominojnë thinjat e para nëpër flokë

6. Të dielën nuk arrin të flesh më deri në mesditë dhe nëse e bën këtë gjë, atëherë bëhesh shumë keq

5. Rrobat nuk të bëjnë më

4. E ke kuptuar që nuk mund të sillesh si një “fëmijë” në mënyrën se si i zgjedh rrobat apo se si i vesh ato

3. Flet gjithmonë se si ishin gjërat njëherë e një kohë

2. Mesazhet e vetme që merr janë ato nga operatori yt telefonik

1. Nuk arrin që të qëndrosh zgjuar në diskotekë dhe kështu shtrihesh sapo “takon” divanin e parë bosh

Ja si plaket njeriu!

Plakja nuk është gjë tjetër veçse një proces normal në jetën e njeriut. Me harresën e çelësave, fluturimin e mendimeve, harresën e fjalëve të caktuara, zakonisht përshkruhet pleqëria. Por, me një studim të ri të shkencëtarëve amerikanë, vërtetohet se plakja në realitet fillon relativisht herët, që në moshën 20-vjeçare.

Sipas përfundimeve të kërkimit, aftësitë tona mendore fillojnë të dobësohen në moshën 27 vjeç. Në kërkim kanë marrë pjesë 2000 burra dhe gra, të moshës 18-60 vjet.

Nga ana biologjike, me rritjen në moshë ndodh mosfunksionimi mitokondral, çka sjell dobësimin e muskujve apo humbjen e elasticitetit të tyre dhe si rrjedhim uljen e aftësive fizike pasi mitokondria furnizon qelizat me energji. Plakja e organeve të të parit dhe të dëgjimit fillon shumë herët, që në moshën 10-vjeçare. Dhe ky proces fillon të shfaqet dukshëm në moshën 40- vjeçare. “Rezultatet që mblodhëm nga ky kërkim do t′u shërbejnë njerëzve që të mësojnë se pleqëria nuk fillon kur shkojmë në pension, por shumë më herët”, shpjegojnë studiuesit e kërkimit.

Plakja dhe stresi

Plakja është proces natyral, mirëpo stresi te shumë njerëz shkakton plakje të parakohshme. Stresi vjen në forma të ndryshme dhe nëse nuk dimë si ta përballojmë, në organizmin tonë fillojnë të shfaqen pasojat e para negative. Këto përfshijnë rritjen e presionit e gjakut, dhembje koke, vështirësi në tretje, etj. Gjithashtu stresi e than lëkurën, e cila për pasojë fillon të rrudhet.

Të gjitha këto si dhe nën ndikimin e faktorëve të jashtëm ndikojnë në plakjen para kohe të njeriut./gazetashqip


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu