Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se ushtria turke ka hyrë në Siri për t’i dhënë fund sundimit të presidentit Bashar al-Assad, të cilin ai e akuzon për terrorizëm dhe vrasjen e mijëra personave.
“Ne kemi hyrë në Siri për t’i dhënë fund sundimit të tiranit al-Assad që po terrorizon shtetin. Ne nuk hymë për ndonjë arsye tjetër”, tha Presidenti turk në një fjalim parlamentar, i cituar nga përditshmja “Hyrriet”,
Erdogani tha se Turqia nuk mund të “durojë” vrasjen e civilëve dhe se do të ndërhynte në Siri për t’i cliruar.
Ai vazhdoi duke thënë se “në vlerësimin e tij” pothuajse 1 milion njerëz kanë vdekur në konfliktin sirian, edhe pse asnjë grup monitorimi nuk ka dhënë shifra të ngjashme. Vlerësimi i fundit i OKB-së thotë se ka 400.000 njerëz të vrarë në këtë luftë pesë-vjeçare civile.