Bekim Berisha i bashkohet BESËS: Nuk mjafton vetëm të flitet për të keqen, tani duhet vepruar!

Administratori i zëshëm, Bekim Berisha, i punësuar në Entit Shtetëror për Statistika, i cili në vazhdimësi ka ngritur zërin e tij kundër diskriminimit që i bëhen shqiptarëve në këtë dikaster, ka vendosur që t’i bashkëngjitet Lëvizjes BESA. Ai njoftimin e ka bërë nëpërmjet rrjetit social facebook, ku ka shkruar se “ka ardhur koha që jo vetëm të flitet për të keqen por edhe të veprohet kundër saj”

Ja dhe statusi i tij i plotë:

“Të nderuar familjarë dhe ju miq, u drejtohem nëpërmjet profilit tim në mënyrë që t’ju informoj se nga dita e sodit kam vendosur që të jem pjesë e Lëvizjes BESA! Ky vendim i imi rrjedh nga vetëdija se në momentet kritike dhe vendimtare secili nga ne ia kemi borxh pikë së pari Zotit, dhe pastaj edhe vetes e familjes që të angazhohemi kundër të keqes! Tani më nuk mjafton vetëm të flitet kundër të keqes, por tani duhet që të gjith ne të kapim anë, dhe të punojmë kundër asaj të keqe! Dhe duke u nisur nga paraqitja e njerëzve të Lëvizjes BESA, nga përcaktimi i tyre dhe nga ajo se në cilat vlera mbështetet kjo parti, vendosa që t’ju bashkohem! Na priftë e mbara, dhe Zoti qoftë me ne!
Momenti është tani!!
O sot o kurrë!!!


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu