OEMVP, Takim me “Aleancën për Shqiptarët”

“Aleanca për Shqiptarët” ka realizuar takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku janë diskutuar platformat ekonomike dhe kërkesat e komunitetit të biznesit. Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha, tha se platformat e Odës Ekonomike deri më tani janë pranuar nga partitë politike, por nuk janë realizuar në praktikë, duke shtuar se Oda Ekonomike nuk ka pasur qasje të mjaftueshme në përpilimin e platformave ekonomike.

“Si subjekt ekonomik, ne në vazhdimësi ne kërkojmë që të jemi një partner i sinqertë me politikëbërësit dhe vendimet që merren nga subjekti ekonomik dhe universitetet, duhet të jenë pjesë e implementimit të politikës në mandatin e ardhshëm të cilitdo subjekti politik i cili do të na përfaqësojë”, tha Nebi Hoxha, OEMVP.

Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, tha se “Aleancës për Shqiptarët” në vazhdimësi flet për barabarësi të tërësishme ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, duke pasur për qëllim mirëqenien e çdo qytetari në Republikën e Maqedonisë.

“Realisht, barabarësia ekonomike është edhe kurorëzimi i barabarësisë politike dhe gjuhësore, të cilat i kemi në kuadër të platformës së ‘Aleancës për Shqiptarët’. Pjesa më e madhe e programit, platformës, përputhet me platformën e OEMVP-së dhe kjo flet për një gjë që ne do t’ia arrijmë që së bashku në të ardhmen të ndërtojmë një ekonomi të mirëfilltë”, ka deklaruar Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët

Përfaqësuesit e OEMVP-së sqaruan se ndër kërkesat kryesore të komunitetit të biznesit janë transparenca gjatë harxhimit të mjeteve buxhetore, masat për zvogëlimin e papunësisë dhe rritja e pagave minimale, ndërsa theksuan se do të vazhdojnë me takime edhe me subjektet e tjera politike./shenja


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu