FOTO DËSHMI: Edhe në 2014-tën BDI kërkoi Ministrinë e Financave por u kënaq me Ekologjinë

Sikurse në vitin 2014, BDI edhe në këto zgjedhje premton se në rast fitore në zgjedhjet e 11 dhjetorit partia e tij do të merr drejtimin e ministrisë së Financave. Për një gjë të tillë shkruajnë mediat të afërta me BDI, në tentim për të përfituar sa më tepër poenë politik. Por ata duket se kanë harruar se në vitin 2014, me t’u futur në bisedimet për qeverinë e re, Ahmeti dhe partia e tij u detyruan të ulin kokën përpara VMRO-DPMNE-së dhe të kënaqen me Ministrinë e Ekologjisë edhe pse paraprakisht kishin bërë premtime të mëdha se do të marrin drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme me qëllim zgjidhjen e çështjes së emrin, ministrinë e financave, Kuvendin si dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Nuk duhet harruar se për këto premtime BDI morri 153 mijë vota, ndërkaq pas pazarllëkut të bërë shumë shqiptarë u dëshpëruan, duke thënë se më asnjëherë nuk do të votojnë BDI-në pasi për çdo cikël zgjedhor premton gjëra të mëdha ndërsa ato premtime asnjëherë nuk gjejnë zbatim.

15310695_1250912274990184_1656735676_n


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu