Ahmeti mbetet me 10 veta në Karshiakë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot është dëshpëruar nga pritja që i është organizuar në Karshiakë të Shkupit. Ahmeti kishte marrë me vete figurat qendrore të partisë, shefin e shtabit qëndror zgjedhorë Bekim Neziri dhe bartësin e listës në njësinë e parë zgjedhore për të mbajtur tubim në fshatin Moranë të Karshiakës. Por në lokalin ku ishte caktuar të mbahet tubimi, Ahmeti është pritur vetëm nga kamarieri i kafenesë, drejtues të nëndegës dhe jo më shumë se 10 banorë. Edhe në fotografinë e postuar nga nëndega e kësaj partie dallohen fytyrat e dëshpëruara të Ahmetit, Nezirit dhe Grubit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu