BDI në panik, u premton punë “pas zgjedhjeve” të rinjve në Saraj

Në panik për shkak të rënies drastike të përkrahjes në Saraj dhe rrethinë, strukturat e BDI-së në këtë komunë kanë filluar që për çdo natë të ftojnë të rinjtë nga rrethina e Sarajit dhe tu ofrojnë punë. Një takim i tillë është realizuar edhe sonte, në orën 17:30, kur në hapësirat e Komunës së Sarajit janë ftuar 8 të rinj nga Sfillarja e poshtme. Të rinjtë i kanë pritur kryetari i komunës Bekim Murati dhe ish ministri Blerim Bexheti. Këto dy funksionarë kanë kërkuar nga të rinjtë që ta përkrahin BDI-në në zgjedhjet e 11 dhjetorit, duke iu ofruar premtime për vende pune në këmbim, por pas zgjedhjeve. Duke marrë parasysh se Blerim Bexheti dhe Bekim Murati për çdo ditë të njëjtat premtime ua bëjnë dhjetëra të rinjve nga rrethina e Sarajit, “mysafirët” e tyre të sontëm nga Sfillarja e Poshtme nuk janë bindur aspak, por kanë denoncuar tentimin për korruptim në redaksinë tonë. Përveç asaj, janë njoftuar edhe të gjitha ambasadat relevante në vend, pasi bëhet fjalë për tentim për blerjen e votës që paraqet vepër penale, ndërsa për këto aktivitete shfrytëzohen edhe hapësirat e Komunës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu