Distancimit të komandant Lulit një figurës së rëndësishme të BDI në Tetovë, këtë parti e braktis edhe një ish ushtarë, Shpend Halili. Ai ishte në moshë të mitur kur ju bashkëngjit UÇK-së, bashkë me babain e tij tanimë të ndjerë, por poashtu personalitet me peshë si në UCK ashtu edhe në BDI më pas, Mahi Halili komandant Lala. Shpend Halili është nga fshati Shipkovicë, ndërsa ka qenë deri më tani një ndër figurat që ka luajtur rolin kryesorë në fitoret e deritanishme të BDI-së në malësinë e Tetovës. Shpend Halili distancimin e tij nga BDI e ka bërë publikisht duke ju bashkangjitur me një koment të hapur Lulzim Islamit – komandant Lulit në postimin ku ai poashtu sot u distancua nga BDI. Ndryshe Shpend Halili dhe Lulzim Islami njihen edhe si pjesë e grupit të quajtur si krahu i luftës dhe persona të afërt me Hazbi Likën.