Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në xhminë 4 Llulat në Prishtinë.
Një 24 vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar një sulm kardiak gjatë kohës sa po bëhej gati ta falur namazin e Akshamit. Bëhet fjalë për të riun, Alban Veliçi.
Kjo ngjarje e rëndë për familjen Veliçi ka prekur të gjithë ata që e kanë njohur 24 vjeçarin nga Polaçi i cili po studionte në fakultetin Ekonomik në Prishtinë, shkruan Magazina.al.
Shoku i tij i ngushtë, Sefer Alickaj, ka njoftuar për vdekjen e Albanit përmes një postimi në Facebook. “Alban ki mem mungu shumë…t’kisha si vlla, e Zoti bani qe funi yt te jetë i mirë, duke u lidh namaz t’akshamit nxhami , ja dorzove trup e shpirt. ZOTI ME TAKOFT NE XHENNET ME TY Vlla”, shkruan Aliçkaj.