Tetovarët e godasin me ‘shuplaka’ BDI-në

Qytetarët e Tetovës , thonë se janë të dëshpëruar me gjendjen aktuale dhe nga premtimet e shumta të partive që asnjëherë nuk janë realizuar.

“Pas disa viteve në pushtet të premtosh përsëri për gjuhë dhe për flamur. Këto janë vetëm përralla për natën e mirë, përralla për gjumë të ëmbël. Ky është një nënçmim i inteligjencës kolektive të shqiptarëve në Maqedoni, është me të vërtet non sens”, thotë Arben Saiti nga Tetova.

Problemi kryesor me të cilin po përballen tetovarët është ndotja e madhe e ajrit. Sipas disa statistikave, Tetova ka rezultuar të jetë edhe qyteti më i ndotur në botë.

“Kjo është një bombë atomike sikurse në Hiroshima që ka pëlcitur edhe këtu tek ne çdo ditë njerëzit sëmurën me kancer e sëmundje tjera. Kjo është tragjedia më e madhe e Tetovës. Fajet i ka faktori ynë politik që është në pushtet. Nuk i kryen punët ashtu siç duhet. Nuk i ka kryer dhe as që do t’i kryej”, thotë Ilmi Selmani për REL, banor i Tetovës.

Një tjetër banor, Sefedin Bajrami, pensionist, thotë se në Tetovë mungon pastërtia andaj, sipas tij, kujdes i veçantë duhet kushtuar rregullimit të qytetit, si qendër më e madhe e shqiptarëve në Maqedoni.

“Është gërdi edhe të hysh në qytetin e Tetovës, por edhe të ecësh nëpër Tetovë. Është gërdi, gjithandej, letra dhe gjëra të panevojshme. Si qyteti kryesor i shqiptarëve duhet të jetë ndryshe, të ketë pamjet tjerë, por nuk ka asgjë”, thotë Bajrami./ina


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu