Viti 2016 do të jetë 1 sekondë më i gjatë, ja pse

Nata e fundit e vitit 2016 do të jetë 1 sekondë më e gjatë. Sipas kohëmatësit “International Earth Rotation” dhe “Reference Systems Service”, koha që matet nga super ora atomike edhe rotacioni i ri i Tokës, prapë nuk janë përputhur me njëra – tjetrën, transmeton koha.net.
Të gjitha sistemet kompjuterike e inxhinierike të botës do të kenë një sekondë shtesë në kohë 6:59:59 të mesditës më 31 dhjetor, ka njoftuar ‘United States Naval Observatory’, që është një nga agjencitë shkencore më të vjetra në SHBA.

Koha moderne matet me ritmin e rrotullimit të tokës që bazohet në 24 orët që i duhen planetit për të kompletuar një rrotullim të plotë në boshtin e tij, transmeton koha.net.

Por në nivelin e sekondave, planeti gjatë rrotullimit luhatet, kryesisht për shkak të efektit gravitacional të hënës së tokës.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu