Ja si gënjen BDI për rrugën e Arbërit

BDI ka tentuar të lansojë në opinion edhe një të pavërtetë lidhur me premtimet e dhëna më herët, konkretisht për një ndër rrugët e shumta me të cilat fitoi mandatin e fundit. Pasi fshehën platformën e vitit 2014 dhe sipas gjitha gjasave, me shpresë se atë nuk e ka askush, BDI tani ka provuar të mohojë premtimin që peshonte 65 milion euro për akset rrugore të projektit “Rruga e Arbërit. Duke ju përgjigjur akuzave të lëvizjes Besa për mosmbajtjen e këtij premtimi, kandidati për deputet i BDI-së nga Dibra në zonën numër 6, Ylli Mirzo, fajin për këtë projekt ja ka hedhur Republikës së Shqipërisë. Mirzo ka mohuar se ky projekt është premtuar nga BDI, ndërsa në platformën e BDI-së në zgjedhjet e vitit 2014, siç mund të shihet në foto, “Rruga e Arbërit” figuron jo një herë, por dy herë në të njëjtën platform.

15271752_1330435466969347_1008536095_o

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu