Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se PDSH nuk ka në plan mundësinë e një koalicioni me partinë e Ali Ahmetit, BDI-në.
“Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të mbetet në opozitë disa vjet. Të ristrukturohet dhe pastaj sërish të konkurrojë në zgjedhje”, është përgjigjur Thaçi.
Ndërkohë, ai ka shtuar se shqiptarët e Maqedonisë duhet të realizojnë interesat kolektive si komb për të pasuar pastaj “procesi i integrimit është si një proces krejtësisht normal”.