Kryeministri Rama u ndal sot edhe tek punësimi, ndërsa hodhi akuza mmi qeverinë e vjetër dhe lëshuar një mori akuzash. Sipas tij, është e pamohueshme fakti se ka një numër të lartë vendesh pune.
“Fakti i rritjes së kaq shumë bizneseve aktive dhe fakti i rritjes së punës në biznese është i pamohueshem.
Është e pamohueshme që në Zyrat e Punës, jane vetëm 27 mijë vende pune të lira.
Unë ju sfidoj ju. Merni rrugën dhe nga Zogu i Zi deri në Durrës po gjetët një biznes në të gjithë ato ndërtesa, ku nuk ka një vend të lirë pune.
Me juristët që prodhuat ju, duke e bërë Shqipërinë me kilometër katror, me Kristal. Ata kërkojnë zanatçinj, për këtë arsye ne do të stimulojmë sipërmarrjen që krijon vende pune dhe arsimin profesional. Janë shumë masa për sipërmarrjen.