Skandalet me plagjiaturat e disa profesorëve të Universitetit të Tetovës të shpalosura së fundmi në opinion kanë ngjallur reagime të shumta, shumë mjekë dhe studiues të fushës u janë përgjigjur ashpër këtyre fenomeneve ndërsa, nuk mungojnë as ato të cilët kanë hulumtuar dhe kanë gjetur fakte të reja për plagjiaturën e profesorëve në fjalë, shkruan InfoShqip.
Në redaksinë e portalit InfoShqip kanë arritur disa denoncime mbi një plagjiaturë tjetër të profesores së UT-së Sheqibe Beadini, bëhet fjalë për librin e Fiziologjisë, shumë pjesë të së cilës autorja Sheqibe Beadini i ka kopjuar nga libri i profesor Artan Shkozës. Rast për të cilin Artan Shkoza ka ngritur dhe padi në gjykatë për plagjiaturë.
Libri i profesor Artan Shkozës është botuar në vitin 2007 dhe i njejti është ribotuar edhe herë të tjera, ndërsa libri i Sheqibe Beadinit është botuar në vitin 2016, vitet e botimit dëshmojnë se plagjiatura është kryer nga ana e Sheqibe Beadinit.
Në vijim ju paraqesim disa fragmente nga të dy librat ku duket se autorja Sheqibe Beadini ka kopjuar pa mos shtuar asnjë ndryshim, pjesë nga libri i Artan Shkozës./InfoShqip.com
Foto: