Ballina Aktuale Spasovski: Kam punuar sipas ligjit

Spasovski: Kam punuar sipas ligjit

Ministri i Punëve të Brendëshme Oliver Spasovski i ka hedhur poshtë akuzuat e komisionit për anti-korrupsion. Ai ka thënë se punuar në bazë të ligjit dhe nuk ka bërë shkelje të Kodit Zgjedhor gjatë sistemimit të të punësuarve, shkruan Alsat-M.

Spasovski ka akuzuar antikorrupsionin se është duke punuar në bazë të direktiva politike që merr nga paria në pushtet, pasi në të kaluarën ka heshtur dhe nuk ka vepruar ndaj zyrtarëve të pushtetit pavarësisht keqpërdorimeve të shumta.

Pas parashtresave të ngritura nga VMRO DPMNE kundër LSDM-së për shkeljen e Kodit Zgjedhor, anti-korrupsioni ka thirrur seancë urgjente publike. Ata kërkuan që prokurori publik Marko Zvërlevski të ngitë hetim kundër ministrit të brendshëm Oliver Spasovski, për të cilin shkresë ngriti zv/ministri plotësues, Oliver Andonov. Ky i fundit është ankuar se Spasovski ka shkelur Kodin Zgjedhor me risistemimet që i ka bërë në MPB, pas shpalljes së zgjedhjeve.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu