I pyetur se, a do të dorrëhiqet nga Universiteti i Tetovës nëse Inspektorati i Ministrisë së Arsimit i vërteton akuzat për plagjiaturë, profesori Nexhbedin Beadini ka hezituar të japë përgjigje, ai shkon më tej duke thënë se Ministria e Arsimit nuk është kompetente për të vërtetuar plagjiaturat.
Dyshimi i Beadinit se verdikti përfundimtar i Inspektoratit mbi plagjiaturat do jetë në disfavorin e tij u vërejt kur profesor Beadini u mundua ta justifikojë plagjiaturën me përvojën e tij akademike.
Inspektorati i arsimit aktualisht po kryen hetim të jashtëzakonshëm në Universitetin e Tetovës mbi skandalin e plagjiaturave ku të akuzuar mes tjerëve janë edhe famlija Beadini.