Reagojnë intelektualët dhe tallen me paraqitjen e Beadinit: Nuk e paskemi ditur se shtylla e mjekësisë qenka biologjia e Nexhbedin Beadinit

Në paraqitjen e mbrëmshe në një emision televiziv, profesori Nexhbedin Beadini i cili me profesion është biolog, u mundua të faktorizojë aq shumë profesionin e tij sa që, sipas tij aludohet që paska rol kyç jo vetëm në fakultetin e shkencave të mjekësisë në UT, por shumë më shumë se aq, shkruan InfoShqip.

Mbi këto deklarata ka pasur reagime të shumta, herë me ironi e herë me tallje, nga intelektualë dhe profesorë të ndryshëm, një ndër ta është edhe Emin Azemi i cili u shpreh:

“Nuk e paskemi ditur, o njerëz të bekuar, që shtylla e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë në Tetovë qenka biologjia e Nexhbedin Beadinit. Mirë që e mësuam më në fund!

Ky Nexhbedini është baba dhe nana i krejt doktorave, është babagjyshi i gjinekologëve, kardiologëve, oftamologëve, urologëve, neurologëve që dalin nga ky fakultet, është alfa e omega e mjekësisë klinike e paraklinike, kurse biologjia e tij është shtylla kurrizore pa të cilin nuk mund t’i bëj dy hapa ky fakultet. Në Fakultete tjera janë të ndara këto punë dhe diihet kush i del zot fiziologjisë, mikrobiologjisë, patofizilogjisë, histologjisë, mirëpo në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë në Tetovë e kan N. B ( dhe një kallaballëk familjarësh të tij), i cili punon 48 orë në ditë (te ai një orë zgjatë 2 orë), pa fut gjumë në sy, vetëm e vetëm t’ua biologjizojë dhe nexhbedinizojë mendjen dhe shpirtin njerëzve të bekuar të kësaj nahie.

Ai në kohë të lirë shet edhe libra dhe i kushtëzon studentët në stilin “ma blej librin, ta jap notën”, paçka se në disa prej librave të tij ka plotë fragmente të marra si në bahçe të babës nga librat dhe punimet e huaja shkencore, të cilat ai i përvetëson dhe i shet si vepra autoriale.” – U Shpreh Azemi./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu