Të punësuarit në Spitalin e Çairit, shënjestër e radhës të presionit të BDI-së

Të tmerruar nga mundësia për disfatë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, BDI-ja vazhdon të ushtrojë presion të madh ndaj të punësuarve në institucionet shtetërore. Shënjestër e radhës e partisë së Ali Ahmetit janë të punësuarit në Spitalin Gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair. Ali Ahmeti dhe partia e tij po luftojnë me mish e me shpirt që të mbajnë votuesit të cilët po ju ikin gjithnjë e më shumë, sidomos në ish bastionin e tyre Çairin. Kjo komunë po kthehet në bastion të vërtetë të Lëvizjes Besa, ndërsa për të ndryshuar këtë situatë, BDI-ja ushtron presion, shantazh dhe kërcënime mbi të gjitha ndaj të punësuarve në institucione shtetërore e publike. Të punësuarit në këtë spital denoncuan se janë thirrur që të jenë prezent nesër (e premte) nga ora 13:00, kur këtë spital do ta vizitojnë funksionarë të BDI-së në kërkim të votave për partinë e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu