Shantazhohet një anëtar i KSHZ

Një përfaqësues i Komisionit Shtetëror Zgjedhor mbrëmë, 45 minuta pas mesnate, në SPB Manastir ka paraqitur vepër penale “shantazh”. Ashtu siç kumtoi MPB në Buletinin ditor, dje në orën 16:33 minuta derisa me dy persona ka udhëtuar drejt Manastirit për shkak të kontrollit për kopje të materialit zgjedhor, në celularin e tij zyrtar i është paraqitur një person i cili është prezantuar se është nga një gazetë ditore.

“Personin e kanë pyetur se pse e ka refuzuar ofertën për shtyp të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në gazetë. Në atë i paraqituri është përgjigjur se ka pasur ofertë më të mirë nga një gazetë tjetër ditore. Gjatë bisedës i paraqituri ka vërejtur se bisedon në interfon, me ç’rast në bisedë është përfshirë një person tjetër, i cili është prezantuar si kryeredaktor përgjegjës i gazetës ditore. Ai i ka thënë se nuk guxon të jetë kundër shpalljes së listave të kandidatëve, ndërsa njëherit i është kërcënuar me komprometimin e personalitetit, me publikimin e gënjeshtrave dhe të pavërtetave në gazetë, përderisa nuk publikohen listat në gazetën e tyre”, thekson MPB.

Personi i ka thënë edhe fjalë tjera ofenduese dhe nëse nuk i kthehen 20.000 euro do ta nxjerrë para gjykatës. Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e tërësishme dhe dokumentimin e rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu