Sela premton se do të zgjidhë çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur miting në Komunën e Sarajit ku lideri i LR PDSH-së, Ziadin Sela, kërkoi besimin e qytetarëve ditën e zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Sela u bëri thirrje të gjithë njerëzve të drejtë nga të gjitha partitë, që t’i bashkohen aleancës sepse, siç tha ai, është i vetmi organizim i cili punon në interes të shqiptarëve.

Sela tha se Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaevi, nuk mund të formojnë qeveri me djersën e shqiptarëve. Ai foli edhe punësimin dhe mirëqenien e shqiptarëve, raporton SHENJA.

“Ne e dimë që në çdo parti politike ka njerëz, shqiptar të ndershëm.

Ne ju bëjmë thirrje dhe dijeni se po keqpërdoret ndershmëria juaj nga subjektet politike të cilët dëshirën tuaj të madhe për të kthyer dinjitetin tonë, e keqpërdorin duke ua shitur të nesërmen e zgjedhjeve përpara Nikolla Gruevskit ose Zoran Zaevit.

Folni me të gjithë ata dhe thoni që të vijnë me Aleancën. Nuk mund të bëni qeveri me mundin dhe djersën e shqiptarëve. Ne do ta zgjedhim çështjen e gjuhës shqipe.

Do të bëjmë punësime, do ti nxjerrim tepricë teknologjike të gjithë ata që na e kanë zënë vendin tonë në administratën publike. Barabarësi, shtet binacional.

Nuk lejojmë që 30% e shqiptarëve të kenë më pak të drejta se një pakicë e vogël e serbëve në Kosovë.

Nuk do të lusim por do të kushtëzojmë. Aleanca do ti bëjë bashkë të gjithë shqiptarët”, tha ndër të tjera lideri i LR PDSH-së, Ziadin Sela.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu