Gruevski: Na votoni për 63 deputetë, se kryeministri do të jetë nga BDI ose PDSH

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski mbrëmë nga Manastiri kërkoi 63 deputetë, që ti rezistojë nënçmimeve nga partitë shqiptare.

“Më 11 dhjetor çdokush që dëshiron të përfundojë kjo krizë dhe dëshiron qeveri stabie, duhet të dal dhe ti jap mbështetje koalicionit tonë me fitoren e 63 deputetëve. Ka edhe një arsye tjetër, dhe kjo është se BDI thotë se nëse VMRO nuk ka deputetët e mjaftueshëm, atëherë për tu krijuar qeveria kusht do të jetë që propozimi për kryeministër të jetë nga BDI dhe PDSH. Andaj shumë nuk duan që VMRO të fitojë 63 deputetë, por megjithatë është e nevojshme votimi masovik për fitoren e VMRO-DPMNE”, theksoi Gruevski./ina


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu