Murtezani: Koalicioni “Rilindjes me BESË” e di saktë se si do ta zgjidhe çështjen e gjuhës shqipe

Zëdhënësi i shtabit të koalicionit “Rilindje me BESË”, Orhan Murtezani i ftuar në radion “Kanal 77”, tha se ligji aktual për përdorimin e gjuhës shqipe është nënçmues për shqiptarët ngase nuk i përmend ata, por vetëm përmend gjuhën që e flasin 20 për qind e popullatës gjegjësisht një etni e re e cila është 20 për qind.

“Ne mendojmë se kjo është nënçmuese për gjuhën që e flasin 25 për qind e popullatës së Maqedonisë. Tendenca që gjuha shqipe të shikohet, kushtimisht thënë si armik i cili duhet vazhdimisht të mbahet në ndonjë kornizë dhe të kontrollohet hapësira që i jepet, nuk kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ne bëjmë përpjekje që gjuha shqipe të jetë zyrtare në tërë territorin, gjegjësisht, duke ndjekur shembullin e Kosovës, ku 3 për qind të serbëve, kanë gjuhë zyrtare në tërë Kosovën”, ka thënë Orhan Murtezani duke shtuar se përpjekja e tyre është që gjuha shqipe të jetë zyrtare në nivel nacional.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu