Nokia ka planifikuar të hedhë në treg smartfonët e rinj Android vitin e ardhshëm. Kjo kompani do të ketë partneritet me HMD-në në drejtimin e prodhimit të serisë së parë të smartfonëve Nokia me sistem operimi Android, – raporton Techsot.
Thashethemet rreth rikthimit të Nokias me sistem Android fillimisht u bëne publike në maj, kur Microsoft i shiti kompaninë Foxconn-t, filialin FIH Mobile për $ 350 milion. Raportet e mëparshme sugjeruan se smartfonët e rinj të kompanisë mund të fillojë të shiten që në fund të këtij viti, por gjërat në fund të fundit nuk rezultuan kështu.