Gazetari i Klan Kosovës, pre e kamerës së fshehtë: Kameramani shtiret i dehur, i ndihmon edhe zyrtari i Obiliqit! (VIDEO)

Gazetari i Klan Kosovës, Rilind Matoshi, ka rënë në kurth të kamerës së fshehur të përgatitur nga stafi i emisionit ”Ora e Fundit”.

Matoshi mbrëmë ishte përgatitur për një lidhje të zakonshme direkte, me një zyrtar komunal të Obiliqit për Ligjin e kësaj të fundit të miratuar të mërkurën.

Por, stafi i Orës së Fundit e ndërroi skenarin në momentet e fundit: kameramani Krenar Reshitaj do paraqitej si i dehur në momentet kur edhe intervista do të transmetohej.

Për këto minuta të sikletshme që i kaloi Rilindi, ishte i njoftuar edhe mysafiri Burim Gërguri i cili e bëri që kjo kamerë e fshehur të dukej tejet reale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu