Gjuriqi, fyen Mustafën: Kryeministri krahinor kontrabandohet nga NATO në veri

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është tallur sot me bllokadën që serbët e veriut i kanë bërë eskortës së kryeministrit Isa Mustafa, raporton e përditshmja serbe Blic.

“Kryeministrin krahinor Isa Mustafa e ka “kontrabanduar” NATO përmes një rruge malore në veri të Mitrovicës, të cilën e shfrytëzojnë emigrantët, pasi atje atë nuk e do populli serb dhe këtë gjë e kanë treguar më së miri nëpërmjet bllokadës që i kanë bërë”, ka deklaruar Gjuriq, transmeton Telegrafi.

“Ai kaloi përmes fshatrave të banuara me shqiptarë me synimin që të destabilizojë situatën, të krijojë pasiguri dhe të nxit reagime të dhunshme të qytetarëve tonë në atë pjesë të Kosovës”, ka shtuar Gjuriq para gazetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu