Parisi, Madridi, Athina dhe Mexico do të ndalojnë automjetet me dizel

Krerët e Parisit, Madridit, Athinës dhe Mexico City pohojnë se deri në vitin 2025 do të punojnë për ndalimin e plotë të automjeteve me motor dizeli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryebashkiakët e metropoleve në fjalë në takimin në Meksikë theksuan se qëllimi i tyre është që të përmirësojnë cilësinë e ajrit në qytete.

Ata u dakorduan se do të ndajnë stimuj për shoferët që vendosin për automjete alternative dhe do të promovojnë shëtitjen dhe lëvizjen me biçikletë. Në takimin e liderëve të qyteteve, të katër kryebashkiakët deklaruan se do të ndalojnë të gjitha automjetet e dizelit deri në gjysmën e dytë të dekadës së ardhshme dhe do të përkushtohen që në rrugë të kenë sa më shumë automjete elektrike, hibride dhe hidrogjenike.

“Qyteti ynë zbaton një plan të guximshëm. Ne gradualisht do të ndalojmë automjetet që në masë të madhe ndotin ajrin dhe në këtë mënyrë të ndihmojmë parisienët me masa konkrete”, tha kryebashkiakja e Parisit Ane Hidalgo. Shumë masa të propozuara për uljen e ndotjes së ajrit do të kenë dobi në zvogëlimin e emetimit të gazrave serrë që shkaktojnë ngrohje globale.

“Cilësia e ajrit që e konsumojmë në qytetet tona drejtpërdrejt lidhet me luftën kundër ndryshimeve klimatike” deklaroi kryebashkiakja e Madridit, Manuela Carmena.

Cilësia e ajrit është tema kryesore në mbarë botën, ndërsa ajo shpesh herë orientohet në automjetet e dizelit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kohët e fundit bëri të ditur se në botë tre milionë njerëz humbin jetën për shkak të ekspozimit në ajër të ndotur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu