Kjo është shqiptarja që do ta përfaqësojë Suedinë në Eurovizion (VIDEO)

Adrijana Krasniqi, e lindur në vitin 1997, është këngëtare që jeton në Suedi.

Ajo është në mesin e 28 artistëve që janë pjesë e gjysmëfinaleve në Melodifestivalen – Festivalin në Suedi prej ku del edhe fituesi që përfaqëson Suedinë në Eurovizion.

Adrijana është njëra nga pjesëmarrëset në këtë garë. Ajo jeton në Rottne të Suedisë, ndërsa debuton në këtë festival.

Adrijana do të këndojë në gjysmëfinalen e parë të Melodifestivalen, me këngën “Amare”, të cilën e ka shkruar vetë. Adrijana është me origjinë nga Maqedonia ndërsa vitin tjetër planifikon ta publikojë albumin e saj të parë, shkruan KultPlus.

Paraqitja e saj do të bëhet me 4 shkurt ndërsa finalja e Melodifestivalen mbahet me 11 mars 2017.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu