Skandal i rradhës në tubimin e mbrëmshëm të partisë së Gruevskit. Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto ka mbajtur fjalim. Sijarto ka thënë se Gruevski dhe VMRO-DPMNE janë garanca e vetme për rrugën evropiane të Maqedonisë.
“Fillimisht faleminderojë për ftesën dy miqtë e mi, Nikolla Gruevski dhe Nikolla Popovski, dy politikanë të shquar për të cilët nga përvoja mund të them se po bëjnë gjithçka që po munden për atdheun e tyre dhe andaj them me të drejtë se ju mund të krenoheni me ta”, theksoi Sijarto.
Sijarto është funksionar i dytë europian pas ministrit të jashtëm të Austrisë Sebastijan Kurc, i cili mban fajlim në tubimet e VMRO-së.