Profesione të rregulluara krejtësisht, deri në këto momente janë: doktor i mjekësisë, doktor specialist i mjekësisë, doktor i mjekësisë dentale, doktor specialist i mjekësisë dentale, infermiere e diplomuar, akusher, arkitekt, doktor i mjekësisë veterinare dhe farmacist. Ndryshe, këta njihen edhe si profesione sektoriale. Gjithsej janë të detektuar 98 profesione, mirëpo deri në rregullimin e tërësishëm të tyre, sipas Direktivave të Komisionit Evropian, duhet bërë edhe shumë punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kur Maqedonia të jetë shtet anëtar i Bashkimit Evropian, do të njihen me automatizëm vetëm nëntë profesione të arritura në institucionet tona, edhe atë të gjithë nga fusha e mjekësisë, në përjashtim të arkitekturës, raporton gazeta Koha.
Për profesionet tjera, mbetet të punohet, thonë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), e cila është edhe koordinatore e procesit për njohjen e kualifikimeve profesionale në Maqedoni. Ata shpjegojnë se është një procese i gjatë dhe i ndëllikuar që te ne ka nis në vitin 2009, kur edhe u soll ligji përkatës, ndërsa ka të bëjë me Direktivat e
Këshillit të Evropës për shtete që synojnë anëtarësimin në BE. Pra, në bazë të këtyre direktivave, të cilat përcaktojnë në detaje njohjet dhe shkathtësitë që duhet të posedojnë personat që kanë thirrjet e cakuara profesionale si dhe licencat përkatëse./Telegrafi/