Një ushtar, 18 muaj të jetës së tij i kaloi si një “kufomë në këmbë”, për shkak të sëmundjes që e bënte të besonte se ka vdekur. Warren McKinlay “nuk kishte uri”! Ai ishte në prag të vdekjes, pasi mendonte se nuk mundet e nuk duhet të hajë. Ky 35-vjeçar jetonte në një botë paralele, në të cilën besonte se ishte fantazmë.
Ai është shëruar pasi ka takuar ushtarin britanik që vuante nga Sindromi Cotard, që kap një në një miliard njerëz në botë. Të dy ata e kanë ndihmuar njëri-tjetrin, në një qendër rehabilitimi në Headley Court, transmeton Telegrafi.
Vetëm pak raste janë shënuar me këtë sindrom, që për herë të parë haset në shekullin XVII. Të prekurit nga kjo sëmundje besojnë se kanë vdekur dhe se trupi i tyre nuk ekziston. Disa madje nga uria kanë vdekur.
“Si ushtar isha i rrethuar me rrëfimet për vdekjen”, thotë ai.
Simptomat nisën më 2005, kur pas një aksidenti me motoçikletë përfundoi në spital. Para aksidentit, për shtatë vite ishte ushtar britanik, ndërsa kishte shërbyer edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Por, familja e tij nuk vërente gjë të çuditshme.
“Nervozohesha kur dëgjoja zëra”, thotë Warren.
Me muaj të tërë ai ishte në një karrocë invalidi. Ndërsa, për gjashtë javë pas aksidentit nuk kujtonte gjë.
“Më ndodhte të harroja se çfarë doja të them. Më vonë nisa të besoja se jam i vdekur, sepse në spital isha i rrethuar me ushtarë. Vërtet besoja se kisha vdekur në aksident dhe se shpirti im po vazhdon tutje. Prandaj, thosha se nuk duhet të haja e të bisedoja me dikën, madje as me gruan”, ka thënë ai.
Më vonë ai u diagnostifikua me Cotardin, një psikozë halucinacioni për shkak të lëndimit të trurit.
Në një spital rehabilitimi rastësisht takoi një ushtar me të njëjtin sindrom, biseda me të cilin e ka ndihmuar që të vazhdojë me jetën.
“Është çudi se si u takuam. Ishte sikur të fitojmë në lotari”, thotë Warren i cili sot e di se nuk ka vdekur, porse jeton me sfidat e trurit të dëmtuar. Ai ende dëgjon zëra, por tash nuk ka pse të ikën.
“Nëse nuk e bëj këtë, lëndimi më mund”, thotë Warren.
Gruaja e tij 35-vjeçare ndjehet keq nëpër çfarë ka kaluar burri i saj.
“E mira është se jetojmë bashkë. Ai gjithmonë ia ka dal dhe unë mburrem me të”, thotë ajo.
“Pa marrë parasysh vështirësitë, duhet jetuaar”, shton Warren. /Telegrafi/