Kompania SMART ka bashkëpunuar me NASA për të prezantuar goma për biçikleta. Kompania e Gomave SMART së fundmi njoftoi një gomë inovative të biçikletave që NASA fillimisht zhvilloi dhe testoi për misionet e ardhshme Mars Rover.
Me emrin METL, goma revolucionare është bërë nga metali “i zgjuar” që rregullon strukturën e tij molekulare kur përkulet, dhe menjëherë kthehet në formën e tij origjinale, transmeton Telegrafi.
Në thelb ka fleksibilitetin e një gome, por është po aq e fortë sa titani, që do të thotë se ndoshta nuk do të duhet të ndryshoni një gomë biçikletë gjatë jetës tuaj.
“Telat janë të ndërthurura për të krijuar një strukturë pa ajër që ka aftësinë të përkulet me terren, ndryshe nga gomat e ngurta aktuale.
Materiali SMA vepron si një amortizues dhe mund të kalojë me lehtësi terrenin e ngarkuar me gurë, pa e dëmtuar gomën.
Prodhuar nga një proces që ngroh rrotat në temperatura mbi 500 gradë Celsius, gomat METL janë krijuar për temperatura dhe ambiente ekstreme, siç është ai në Mars.
Goma “e zgjuar” METL është rezultat i një iniciative të sponsorizuar nga NASA, e cila sfidoi fillestarët e sektorit privat për të përshtatur risitë e tyre për eksplorimin e hapësirës dhe për nevojat reale në tokë.
Një nga ato fillestare ishte SMART Tyre, e cila planifikon të nisë komercialisht gomat e saj inovative të biçikletave vitin e ardhshëm.