Thaçi në Sllatinë: Nëse votoni PDSH-në rezultatet do t’i shikoni brenda 24 orëve

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, u shpreh sonte në Sllatinë se gjendja e shqiptarëve është shumë e keqe ndaj sipas tij duhet të rreshtohemi drejt civilizimit perëndimor.

Sipas Thaçit vota në këto zgjedhje është më e fuqishme se raketat dhe se bomba atomike.

Lideri i PDSH-së theksoi gjithashtu se këtë herë nuk do të ketë asnjë kompromis me ata që sipas tij bënë mashtrime këto 15 vite, andaj vota që i jepet PDSH-së rezultatet do të shihen brenda 24 orëve,.

“Ju thoni të tjerëve, se kur të fitoje PDSH-ja, në mëngjes kur të çohen njerëzit, polici maqedon ndryshe do të shikojë, ata që i kanë dënuar shqiptarët shikimin do ta kenë të ulur pas fitores së PDSH-së” u shpreh Thaçi.

Thaçi ditë më parë tha se nëse PDSH-ja do ti fitojë zgjedhjet nuk do të bëjë koalicion me Nikolla Gruevskin dhe as me Ali Ahmetin.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu