Ahmeti: Gruevski dhe Zaevi shohin ëndrra, BDI është çelësi i qeverisë së re

Kreu i BDI, Ali Ahmeti u prit e u përcoll në Kumanovë me thirrjet ‘Komandant’ dhe ‘UÇK’ i shoqëruar nga një grup i të rinjve të mbështjellë me ngjyrat e flamurit.

Derisa frymojmë dhe veprojmë si subjekt, do të jemi gardian të kauzës shqiptare, tha Ahmeti para sallës në qytetin e Kumanovës.

“Unë nuk e kam ditur që këta në këtë mënyrë do të më shoqërojnë, çka më bën mua krenar? Më bën krenar që gjaku i prindërve të tyre nuk do të thahet e nuk do të lahet pasi qëndr0n në këtë flamur.

Qëndron i freskët dhe ruhet mu nga Skënderbeu në Shkupin e Vjetër, siç ruhet nga Hasan Prishtina e Isa Boletini.

Jam krenar sepse ata ushtarë, prindër të këtyre të rinjve, kanë ëndërruar për një arsim shqip, mbase kohën s’mund të kthejmë sërish dhe të shohin se si kemi dëbuar kasapin e luftërave dhe kemi hapur universitet edhe në Kumanovë.

Unë u sigurojë ju që kurën e kurës nuk do të zhgënjeheni me bashkëluftëtarët e prindërve të tuaj, ne do të jemi gardian të kauzës shqiptare pavarësisht se çfarë deklarojnë lartë-poshtë se do të fitojnë BDI-në”, deklaroi kreu i BDI.

Ahmeti më tej tha se BDI nuk do të lejojë që as dëshira për 63 deputetë e Nikolla Gruevski, por as oreksi i Zoran Zaevit për votën shqiptare, nuk ka për ta ndalur hovin e BDI-së për të qenë vendimtare në Qeverinë e ardhshme, shkruan Tetova Sot.

“Nikolla Gruevski kërkon 63 deputet, Zaevi kërkon votat e shqiptarëve, as njëri e as tjetri këtë ëndërr mos e shohin.

Unë u sigurojë dhe vendi është ku jepet fjala e burrit, mu në Kumanovë, BDI, shokët e prindërve të bijve të dëshmorëve janë çelësi i qeverisë së ardhshme në Maqedoni.

Mu kjo BDI e ka fitoren e sigurt, pasi ua ka këputur ‘leqet e këmbëve’ të gjithë atyre që kanë pritur që BDI do të pësoj rrënie tek shqiptarët, por kjo nuk ndodhi”, u shpreh Ahmeti.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu