Kryeinspektori i Ministrisë së Arsimit i përfshirë në skandalet e UT-së, VERITAS publikon faktet, ja konflikti i tij i interesit

Veritas ka nxjerrë në pah një hulumtim ku përfshin dhe kryeinspektorin e arsimit Afrim Saliu, i cili ka konflikt interesi me Universitetin e Tetovës pasi vajza e tij është e punësuar në Fakultetin Juridik pranë këtij Universiteti.

“Edhe pse Agjensioni për Antikorrupsion qysh në vitin 2019 ka kërkuar nga Këshilli inspektues procedurë për marrje të masave sepse ka konstatuar konflikt interesi tek inspektori Afrim Saliu, i cili në pajtim me Ligjin për parandalim të korrupsionit dhe Kodit etik për punë të inspektorëve është dashur të përjashtohet nga mbikëqyrja inspektuese në USHT, sepse vajza e tij është e punësuar si asistente në Fakultetin juridik në atë universitet, ai vazhdon të kryej inspektime”, thonë nga Veritas.

“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka paraqitur në Këshillin e Inspektimit dokumentacionin e duhur më 25.09.2019 dhe ndryshimin e duhur më 30.09.2019 duke i informuar ata se KSHPK ka gjetur konflikt interesi me Inspektorin Afrim Saliu gjatë kryerjes së inspektimt të jashtëzakonshëm në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Në përputhje me dispozitat ligjore, Këshilli i Inspektimit mbajti një seancë publike më 8 tetor të vitit 2010 në të cilën arriti në përfundimin se ankesa e paraqitur nga Inspektori Gjorgji Ilievski ishte themeluar dhe e detyroi anëtarin kompetent për seancën tjetër të rregullt të paraqesë një kërkesë për procedurë disiplinore kundër Inspektorit Afrim Saliu. Sot e këtë ditë nuk ka asnjë masë disiplinore për inspektorin Afrim Saliun, por ai akoma vazhdon të shpërblehet nga drejtoria e Inspektoratit Arsimor, me autorizime të veçanta që përveç se inspektor kryesor të jetë edhe udhëheqës në sektorin për mbikëqyrje inspektuese në Këshill.

Kryekimineli i inspektoriatit arsimor i kapur nga udhëheqësia e Universitetit të Tetovës, sot e këtë ditë vazhdon të mbroj krimin akademik që po i kryhet këtij institucioni arsimor, sigurisht me ndihmën e udhëheqësisë së Inspektoratit të cilët e dirigjojnë që ky kriminel të kryej inspektimet në këtë universitet.”

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu