Bejta: Me mua, fshatrat e Gostivarit do të lulëzojnë

Karvani i takimeve parazgjedhore të kryetarit të Shtabit Komunal Zgjedhor, kryetarit të degës së Gostivarit dhe nënkryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Nevzat Bejta të dielën ndaloi në fshatrat e Malësisë Simnicë dhe Xhenovicë.

Në këto dy vendbanime, thuajse të gjithë kryefamiljarët dolën për të pritur kryetarin Nevzat Bejta i cili i njoftoi nga afër me platformën politike dhe kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 11 dhjetorit nga radhët e BDI-së.

Para banorëve të dy vendbanimeve të Malësisë, kryetari Bejta vuri në dukje që mbështetja institucionale nuk ka munguar dhe se banorët e këtyre fshatrave asnjëherë nuk janë parë si vota dhe për interes politik.

“Gjatë mandatit tonë në Komunë, realizuam shumë projekte në këto dy fshatra. U ndërtua rruga në mëhallën e Bigorit, në fshatin Simnicë u asfaltuan rrugët e fshatit dhe u hap rruga që lidh fshatin me magjistralen Gostivar – Kërçovë. As kush nuk besonte që rruga do hapet përmes fshatit Cerovë. Cerovasit historikisht nuk kishin lejuar hapjen e rrugës për fshatin e Xhemë Hasës. Ne arritëm të bindim popullatën lokale maqedonase që kjo rrugë të hapej. Sot rruga funksionon dhe banorët e Malësisë së Thatë duke nisur nga Strajani, Tërnova, Padalishti, Sërmnovë, Gjenovica dhe Simnica, mund të lëvizin drejt magjistrales pa u dashur të zbresin në qytet. Rruga u shkurtua për gati 30 kilometra”, tha Bejta duke shtuar që gjithsej investimet ne fshatrat Gjenovicë dhe Simnicë në afatin kohore prej vitit ‎2013 deri në vitin  2016 kapin vlerën prej 65.122.864 denarë apo rreth 1.058.908 Euro.

“Sot këtu shohë gjitha familjet e fshatit. Kjo tregon që ju jeni mirënjohës për punët që i realizuam në vendbanimet e juaja. Dikush as që u llogarit juve, sepse jeni pak banorë dhe keni pak vota. Ne nuk e pamë këtë gjë por investuam të rregullojmë fshatrat tona. Është politikë vizionare. Shumë shpejt këto fshatra do të lulëzojnë me zhvillimin e ekonomisë familjare. Infrastruktura u ndërtua. Ushqimet bio po bëhet të kërkuara në treg. Do vije koha kur nga qyteti do të vijnë në oborret e juaja t’i blejnë ushqimet bio. Zonat rurale kanë perspektivë dhe këtu duhet t’i krijojmë kushtet bashkëkohore”, tha Bejta, i cili para banorëve të dy fshatrave prezantoi katër kandidatët për deputetë të regjionit të Gostivarit nga radhët e BDI-së.

Bejta ftoi banorët e fshatrave Simnicë e Gjenovicë, që të enjten me fillim prej orës 19 të marrin pjesë në tubimin përmbyllës së BDI-së në sheshin e qytetit në Gostivar. 


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu