Hiqet flamuri grek nga Kalaja e Himarës (VIDEO)

Një grupim, i quajtur “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar”, në rrjetet sociale ka njoftuar se më 4 dhjetor, në orët e para të mëngjesit, hoqi flamurin grek në hyrje të Kalasë së vjetër të Himarës, që ishte vendosur para 24 orësh dhe që bëri bujë në mediat shqiptare.

“Së bashku me shumë anëtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, nga gjitha trojet shqiptare kemi rrugëtuar për në Himarë që ta heqim flamurin shovinist grek nga Kalaja e vjetër e Himarës”, ka deklaruar Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar shpjegoi se është lëvizje kombëtare e themeluar me 16 korrik të vitit 2016, që synon bashkimin fizik të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar, me kufijtë e saj natyror dhe legjitim sipas aktit juridik të 28 nëntorit 1912./InfoShqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu