Shpërblehet nga Rektori për mbulimin e krimit akademik, Nevzat Elezi pritet të avancohet në shkelje flagrante të ligjit jashtë fushës së tij profesionale

Revista Veritas në publikimin e fundit mbi paregullsitë dhe skandalet në Universitetin e Tetovës i ka kushtuar vëmendje edhe skandaleve të shumta ku është i përfshirë ushtruesi i detyrës së Dekanit në Fakultetin e Mjekësisë në UT, Nevzat Elezi, i cili u vu aty nga rektori aktual Vullnet Ameti si “mashë” e tij në fakultetin e mjekësisë ku gëlon nga krimi akademik, nepotizmi dhe korrupsioni.

Gatishmëria e Nevzat Elezit për ta heshtur këtë krim dhe këtë paregullsi në atë fakultet do të shpërblehet nga rektori Ameti i cili në shkelje flagrante të regullave akademike pritet ta avancojë atë jashtë fushës së tij profesionale.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni hulumtimin e revistës Veritas mbi këtë çështje:

Dekani aktual i Fakultetit të mjekësisë në Tetovë, njëherësh udhëheqës i tri pozicioneve të lartëpërmendura, realizon takime të frytshme për procesin e mëtutjeshëm të doktorantëve plagjiatorë, për të gjetur mundësi të arsyeshme për të ecur dhe zhbllokuar këtë proces delikat.

Organizata jonë e përgëzon për këtë laramani postesh dhe i uron që së shpejti të ngjitet edhe në ndonjë post tjetët jetik për shqiptarët e Maqedonisë së veriut. Poashtu i sygjerojmë z.Elezit që hulumtimet e doktorantëve plagjiatorë të kapur me publikime të vjedhura në revistën që udhëheq vet ai ti largojë nga numrat e revistës.

Gjithashtu, urojmë që në kohë sa më të shpejtë të fitoj avansimin akademik jo ligjor në titull më të lartë shkencorë. Nga denoncimet e mbritura në organizatën tonë, i njejti pritet së shpejti të avansohet jashtëligjshëm dhe të fitoj thirrje më të lartë shkencore në lëndë mësimore që nuk i përkasin fushës së tij shkencore.

E përgëzojmë Universitetin e Tetovës për këtë nismë bujare që marionetën e tyre mos e lënë duarthatë. Ndërkohë ftojmë mediat, intelektualët që punojnë dhe veprojnë në Maqedoninë e Veriut sidhe të interesuarit tjerë që të ndjekin nga afër mënyrën e avansimit të këtij patrioti të madh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu