Vejseli: PPD ka traditë të madhe të veprimit politik

Mbrëmë në Pallatin e kulturës në Gostivar Partia për Prosperitet Demokratik mbajti tubimin parazgjedhor të rradhës ku të pranishmëve u folën kandidatët për deputetë nga Njësia numër 6 Jëlldëz Osmani, Beqir Beqiri Muhamed Halili dhe bartësi i Listës dhe njëkohësisht kryetari i PPD-së Abduladi Vejseli.

Ai para të pranishmëve theksloi se PPD ka traditë të madhe të veprimit politik, dije, kompetencë dhe dinjitet dhe me këtë rast i ftoi  zgjedhësit që kësaj rradhe ta votojnë këtë parti sepse ajo është partia e cila ka vizion për përparimin ekonomik, social, kulturor, arsimor të shqiptarëve në Maqedoni dhe qytetarëve tjerë pa marrur parasyshë përaktësinë fetare e politike.

Arsyetë  pse elektorati duhet ta votojë PPD-në janë të shumta por atë më kryesoret i dijnë të gjithë: PPD e organizoi referendumin për Autonomi politike e territoriale, ajo e mbështeti fuqishëm dhe  e udhëhoqi luftën e UÇK-së, i mbështeti luftëtarët e saj, e udhëhoqi procesin e shkruarjes së Marrëveshtjes së Ohrit dhe kur erdhi ajo qenësorja implementimi i saj partia e cila erdhi pas nesh e që thirret në vlerat e luftës dështloi plotësisht dhe shqiptarin e ktheu në shkopin e lypësit, i rrënloi institucionet e krijuara, e shkatroi arsimin në tërësi, spitalet i shndërroi në vende ku njerëzit shkojnë ta gjejnë shëndetin dhe përballen me vdekjen.

Këtë gjende amullie PPD betljet ëatra elektoragtit se do ta kthejë në pozicione të avancuara prandej është koha ti jepet besimi i elektoratit PPD-së sepse ajo është partia e përgjegjësisë dhe kompetencës politike.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu